Lajme

Kurti për ndalimin e ‘Mirëdita, Dobar dan’: Serbia ka armiqësi ndaj paqes

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 28 June 2024

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmit për ndalimin e festivalit kulturor “Mirëdita, Dobar Dan” dje në Beograd nga autoritetet serbe. Ai ka thënë se Serbia me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se ka armiqësi ndaj paqes dhe pajtimit.

“Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka shkruar Kurti në X.

Tutje ai ka thënë se Serbia refuzoi me këtë rast një nismë të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, veprim ky i ardhur pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë.

-Advertisement-

“Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, ‘Mirëdita, Dobar Dan’ u rrëmbye nga zëvendëskryeministri i Serbisë Vulin dhe Ministri i Punëve të Brendshme Dacic, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtje dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera