Akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit, Gjykata heq pjesërisht kufizimet ndaj ish-presidentit Trump
Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 26 June 2024
Një gjykatës në Manhatan hoqi të martën disa nga kufizimet e vëna ndaj zotit Trump për të komentuar publikisht ndaj dëshmitarëve dhe anëtarëve të jurisë në gjyqin penal për rastin e pagesës për të blerë heshtjen.
Zoti Trump u gjet fajtor nga juria. Disa nga kufizimet e tjera do të vazhdojnë të jenë në efekt derisa të vendoset masa e dënimit më 11 korrik. Vendimi i gjykatësit Juan M. Merchan, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga debati i së enjtes mes zotit Trump dhe Presidentit Joe Biden, e mundëson kandidatin republikan që t’i vazhdojë sulmet kundër ish avokatit të tij Michael Cohen, aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe dëshmitarëve të tjerë të gjyqit.
Më 30 maj, një juri në Nju Jork e shpalli zotin Trump fajtor lidhur me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një skandal të mundshëm seksual, duke e bërë atë ish presidentin e parë amerikan që gjendet fajtor për një vepër penale.
Në vendimin prej pesë faqesh, gjykatësi Merchan shkruan se urdhri kishte për qëllim të “mbronte integritetin e procedurave juridike” dhe se kjo mbrojtje për dëshmitarët dhe juristët nuk është e nevojshme tani pasi gjyqi ka përfunduar dhe juria është shpërndarë. Gjykatësi Merchan shkruan se kishte “bindje të forta” që të vazhdonte ta ndalonte zotin Trump që të komentonte për anëtarët e jurisë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, por ai nuk mund ta justifikonte një gjë të tillë. Gjykatësi la në fuqi një urdhër të veçantë që e ndalonte zotin Trump dhe avokatët e tij që të zbulonin identitetin e juristëve ose adresat e tyre. Avokati i ish Presidentit Trump, Todd Blanche tha pas vendimit se ekipi i mbrojtjes i ka shkatërruar ato të dhëna.
“Ka prova të mjaftueshme për të justifikuar shqetësimin e vazhdueshëm për anëtarët e jurisë”, shkruante gjykatësi Merchan në vendimin e së martës. Gjykatësi Merchan gjithashtu la në fuqi urdhrin që zoti Trump nuk mund të komentojë për punonjësit e gjykatës, ekipin e prokurorisë dhe familjet e tyre derisa të merret vendimi për dënimin e ish presidentit, duke shkruar se ata duhet të “vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre ligjore pa kërcënime, frikësime, ngacmim dhe dëmtime”.
Këto kufizime nuk e ndalojnë zotin Trumpin që të komentojë për vetë gjykatësin apo prokurorin Alvin Bragg, zyra e të cilit e ndoqi çështjen. Avokatët e zotit Trump i kishin kërkuar gjykatësit Merchan që ta hiqte plotësisht urdhrin, duke argumentuar se nuk kishte asgjë që justifikonte kufizimin e të drejtave të ish presidentit në bazë të Amendamentit të Parë pas përfundimit të gjyqit. Ish Presidenti Trump ka thënë se urdhri për kufizimin e pengoi atë që të mbrohej ndërsa zoti Cohen dhe zonja Daniels vazhduan ta sulmonin atë.
Falsifikimi i të dhënave të biznesit është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim me burg deri në 4 vjet, edhe pse prokurorët nuk janë shprehur nëse do të kërkojnë dënim me burg dhe është e paqartë nëse gjykatësi do të caktonte një masë të tillë edhe nëse i kërkohej. Dënimi, apo edhe burgimi, nuk e pengon zotin Trump që të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë. Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për të fshehur rimbursimet për ish avokatin e tij Michael Cohen, i cili e pati paguar aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë gjatë javëve të fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos i bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump një dekade më parë.
Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar se është i pafajshëm. Ai ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore./VOA
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...