Lajme

Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 19 June 2024

Podujeve me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nderë të kësaj dite, ish-eurodeputetja, Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës.

Nga dje një rrugë në qytetin e Podujevës do të bart emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputeten e Parlamentit Evropain, Doris Pack, raporton RTKlive.

Në ceremoninë për vendosjen e emërtimit të rrugës ishte, Doris Pack, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja, Marigona Lahu, drejtorë dhe asamblistë komunal, si dhe qytetarë.

-Advertisement-

Ish-eurodeputetja Pack ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropain.

Kurse, Dita e Çlirimit e Podujevës sot shënohet edhe me shumë aktivitete tjera. Agjenda për 25 vjetorin e çlirimit të kësaj komune nis me seancën solemne dhe përmbyllen me koncertin madhështor me rock grupin e njohur “Elita 5”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera