Sport

Ja pse Drita nuk e mësoi sot kundërshtarin në shortin e Ligës së Konferencës

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 18 June 2024

Të gjitha skuadrat tona të cilat do të paraqiten në garat evropiane sezonin e ardhshëm mësuan sot kundërshtarët e tyre, përveç Dritës.

Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kampioni i Kosovës, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, raporton KosovaPress.

Skuadra nënkampione Llapi, do të ketë një ballafaqim të fortë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, pasi do të sfidohet nga skuadra polake, Wisla Krakow.

-Advertisement-

Ndërkohë, skuadra e Malishevës, e cila do të bëjë debutimin e saj në garat evropiane, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të ketë punë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.

Ndërkaq, për shkak se garat në Ligën e Konferencës do t’i nisë nga rrethi i dytë, Drita kundërshtarin e saj do ta mësojë të mërkurën.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy