Sport

UEFA përcakton gjyqtarët e ndeshjes Kroaci – Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 18 June 2024

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Euro 2024 do të gjykohet nga gjyqtarë francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë gjyqtarit kryesor nga dhoma e VAR-it.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kroacinë, pasi në ndeshjet e para kanë pësuar humbje kundër Italisë (1:2), përkatësisht Spanjës (0:3).

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy