Është radha e Ronaldos, sa shumë rekorde të CR7 në Evropian
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 18 June 2024
Këtë mbrëmje, në orën 21:00, do të luhet ndeshja e fundit e raundit të parë të takimeve në grupe, Portugali – Çeki. Do të zbresë në fushë Cristiano Ronaldo, rekordmeni absolut i Evropianit, me gjashtë pjesëmarrje.
Por nuk është vetëm kjo statistikë që e bën të pakonkurrueshëm CR7 në këtë kompeticion.
– Ronaldo ka luajtur 2033 minuta në pesë Kampionatet e tij Europiane deri më tani, që nga debutimi në këtë kompeticion më 12 qershor 2004 (20 vite më parë), me një humbje kundër Greqisë (2-1), kur hyri në fushë në pjesën e dytë. Pepe e ndjek me 1710 minuta. I treti është Gianluigi Buffon, ish-portieri italian, me 1530 minuta.
– Cristiano, 39 vjeç, ka luajtur 25 ndeshje në fazat e fundit të Europianit, më shumë se çdo tjetër gjatë historisë, i ndjekur nga dy bashkatdhetarë të tij: Pepe, gjithashtu i pranishëm në “Gjermani 2024”, dhe Joao Moutinho, me nga 19 duele secili. I katërti është gjermani Bastian Schweinsteiger, me 18 ndeshje, po aq sa edhe italiani Leonardo Bonucci.
– CR7 ka luajtur titullar në 23 raste në Europian, megjithëse ndeshja e tij e parë, në moshën 19-vjeçare, ishte si zëvendësues në skuadrën e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari, kundër Greqisë në vitin 2004. Nuk mjaftoi prania e Ronaldos, edhe pse golin e vetëm portugez e shënoi ai, nga pasimi i Luis Figos. Bashkëkombasi i tij Pepe është gjithashtu i dyti me më shumë starte (19). Podiumin e plotësojnë tre italianë: Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Bonucci, me nga 17 ndeshje.
– Cristiano Ronaldo ka shënuar 14 gola në ndeshjet e tij në Europian, nga i pari kundër Greqisë, deri në dy të fundit kundër Francës në fazën e grupeve të edicionit të fundit, në vitin 2021. Më parë, Cristiano kishte shënuar pesë gola në tri ndeshje.
– 10 ndeshje të ndryshme i kanë prodhuar 14 golat e tij në turneun kontinental, të ndarë në pesë edicione: dy gola më 2004 (kundër Greqisë dhe Holandës); një më 2008 (ndaj Republikës Çeke); tre në vitin 2012 (dy ndaj Holandës dhe një ndaj Republikës Çeke); tre në vitin 2016, kur u bë kampion i Europës (dy ndaj Hungarisë dhe një ndaj Uellsit); dhe pesë më 2021 (dy ndaj Hungarisë, një ndaj Gjermanisë dhe dy ndaj Francës).
– Cristiano Ronaldo ka realizuar 4 dygolësha në Evropian, më shumë se nga dy dopieta të gjermanëve Gerd Müller dhe Rudi Völler, belgut Romelu Lukaku dhe francezëve Karim Benzema e Antoine Griezmann. “Ylli” portugez i arriti ato në 2-2 me Francën më 23 qershor 2021, në 0-3 kundër Hungarisë, më 15 qershor 2021, në 3-3 me Hungarinë, më 22 qershor 2016, dhe në 2-1 me Holandën, më 17 qershor 2012.
– 5 gola nga Cristiano hapën rezultatin për ekipin portugez në këtë turne: në 2-2 me Francën dhe në humbjen 2-4 me Gjermaninë në edicionin 2020, i zhvendosur më 2021 për shkak të pandemisë së Covid-19; në fitoren 2-0 ndaj Uellsit më 2016; në humbjen 0-1 të Republikës Çeke më 2012 dhe në humbjen 2-1 të Holandës në gjysmëfinalen e “Euro 2004”.
– Cristiano Ronaldo ka 12 fitore në 25 ndeshjet e tij në Europian. Askush nuk ka kaq shumë fitore në 16 edicionet e mëparshme të kompeticionit.
– 20 gola i kanë llogaritur si element thelbësor, 14 i ka shënuar, por edhe 6 në të cilët ka dhënë pasimin vendimtar, në 25 ndeshje. Legjendari Michel Platini kontribuoi me 10 gola për kombëtaren franceze në vetëm 5 ndeshje. Vendin e tretë e ndajnë Antoine Griezmann dhe gjermani Jurgen Klinsmann, me nga 9 gola respektivisht në 11 dhe 13 ndeshje.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...
































