Lajme

Federata e Futbollit serb kërkon heqjen e akreditimit për gazetarin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 June 2024

Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) ka kërkuar nga shërbimi mediatik i Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) dënimin dhe heqjen e akreditimit të gazetarit kosovar sepse i “provokoi tifozët serbë”.

Gazetari kosovar Arlind Sadiku, në një transmetim të drejtpërdrejtë para ndeshjes së mbrëmshme mes Anglisë dhe Serbisë, ka bërë me duar shqiponjën dykrenare para tifozëve serbë, transmeton Paparaci.

Zëdhënësi i FFS-së, Millan Vukoviq i dërgoi një notë proteste UEFA-s duke kërkuar që gazetari të dënohet, si dhe kompania mediatike që ai përfaqëson.

-Advertisement-

“Pas ndeshjes me Anglinë i kam ndjekur raportet dhe kam hasur në këtë. Kërkoj reagim të menjëhershëm nga ana juaj, që të respektohen rregullat për pezullimin e akreditimit të “të ashtuquajturit” gazetar. Ai ofendoi Serbinë, tifozët serbë, poshtëroi përfaqësuesit e UEFA-s dhe mediave. E vetmja gjë që është e drejtë që ky njeri dhe mediat e tij duhet të dënohen ashpër. Shpresoj për përgjigjen dhe reagimin e juaj sa më parë. Mund ta shikoni videon me veprimin e aktit të turpshëm dhe joprofesional në terren nga një gazetar, nëse mund ta quani kështu, i cili është e akredituar nga UEFA. Provokimi në nivel kombëtar është aq i qartë sa nuk kam pse të shpjegoj pse po e dërgoj këtë email”, ka shkruar Millan Vukoviq, duke “harruar” banerin në të cilin figuron harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë, të cilin e kishit vendosur tifozët serbë në mes të stadiumit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy