Sport

Shqipëria e nisin sot misionin në ‘Euro 2024’, synohet fitorja ndaj kampionit aktual të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 15 June 2024

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’

-Advertisement-

UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.

I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy