Gjashtë vjet nga vdekja e Fadil Vokrrit, Ademi: Këmbëngulësia e tij bëri që Kosova të bëhet pjesë e UEFA-s
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 09 June 2024
Sot bëhen gjashtë vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri
Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, teksa ka përkujtuar në gjashtë vjetorin e ndarjes nga jeta, ka thënë se Vokrri thihmonë do të kujtohet me mirënjohje e respekt.
Sot, bëhen gjashtë vjet pa Legjendën e futbollit tonë, Fadil VOKRRI! 9 qershori i vitit 2018 mbetet datë që sjellë ndjesi nostalgjie, por edhe krenarie për trashëgiminë e pasur që Vokrri la te të gjithë ata që e adhuruan, por edhe patën fatin ta njohin nga afër dhe të punojnë me të. Fadil Vokrri ishte një futbollist i jashtëzakonshëm dhe i përmasave botërore. Talentin që ia dhuroi Perëndia, ai e shndërroi në pasion dhe dashuri të pakufishme për lojën magjike të futbollit”, ka thënë Ademi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ademi tha se përtej talentit në fushë, Fadili ishte njeri me zemër të madhe dhe mendjeprehtë, teksa disa vjet pas çlirimit të vendit vendosi që të kthehej në vendlindje dhe të kontribuonte në udhëheqjen e klubit të tij të zemrës, e më pas edhe të Federatës.
“Ardhja e tij ishte shpresë, teksa misioni i përbashkët ishte anëtarësimi në UEFA e FIFA. Ndonëse ky rrugëtim nuk ishte i lehtë, autoriteti dhe këmbëngulësia e tij, por edhe i të gjithë atyre që ishim pjesë e Federatës, si dhe mbështetja e institucioneve vendore dhe faktorëve ndërkombëtarë, bëri që ky mision të përmbyllej suksesshëm në maj të vitit 2016. Fadil Vokrri ishte simbol uniteti për futbollin, derisa trashëgimia që la pas është një thesar i paçmuar. Teksa nderojmë Legjendën tonë, ne i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për futbollin në Kosovë”, shtoi Ademi.
Kreu i FFK-së, theksoi se të frymëzuar nga trashëgimia e tij do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për një të ardhme të ndritur për brezat e rinj, me besim të plotë se vendi do të japë edhe shumë talente si ai.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...

































