Sport

Pas Ronaldos, një tjetër legjendë e Realit i bashkohet klubit saudit Al Nassr

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 05 June 2024

Pas Cristiano Ronaldos, një tjetër legjendë e Realit të Madridit vendos të kalojë në futbollin saudit, teksa ka nënshkruar për Al Nassr. Ky është Fernando Hierro, i shpallur sot drejtori i ri sportiv.

Ish-mbrojtësi spanjoll, i cili krenohet me 602 paraqitje dhe 128 gola për “Los Blancos”, pas karrierës së tij si futbollist mbajti rolin e drejtuesit me detyra të ndryshme, por edhe atë të trajnerit.

Për një periudhë të shkurtër ai ishte edhe trajner i Spanjës, duke drejtuar kombëtaren iberike në Botërorin 2018 dhe duke u eliminuar në fazën e 16-të nga Rusia organizatore.

-Advertisement-

Këtu klubi saudit me një postim nëpër kanalet e tij sociale ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit me ish-“yllit” madrilen:

“Jemi të emocionuar të shpallim ikonën spanjolle, Fernando Hierro, si drejtori i ri sportiv i Al Nassr! Mirë se vjen, Fernando!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera