Joseph: Qeveria ta dërgojë projektstatutin e hartuar nga SHBA-ja dhe t’ia lërë në dorë Gjykatës Kushtetuese të vendosë pwr Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 June 2024
Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitetit Johns Hopkins, Edward P. Joseph ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët dhe se nuk është në interesin e Kosovës t’i trajtojë me shkujdes marrëdhëniet e saj me aleatët kryesorë.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të Kosovës dhe nuk është në interesin e tyre që ata të prishin raportet.
“Kjo është pika më e ulët në marrëdhëniet (ndërmjet dy vendeve). Unë kam qenë i angazhuar në Ballkan që nga viti 1999, kur menaxhoja kampet e refugjatëve në Stankovec… Kemi punuar shumë dhe e dimë sa e vështirë ishte. Marrëdhëniet SHBA-Kosovë nuk janë vetëm marrëdhënie teknike politike, janë një lidhje e thellë që vazhdon të ketë pasoja politike. Putini dhe Xi Jinping-u ende flasin për vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, nuk e kanë harruar. Ishte një hap i madh që Shtetet e Bashkuara bënë për të ndërhyrë. Dhe të shohësh këto marrëdhënie të trajtohen në një formë kaq të shkujdeshme për të fituar ca pikë se gjoja nuk kemi më nevojë t’i dëgjojmë Shtetet e Bashkuara. Përse? SHBA nuk janë diktator i tipit të Rusisë që po mundohet të minojë sovranitetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të Kosovës. Nuk është në interesin e Kosovës. Në këtë botë të ndërlikuar dhe të rrezikshme, Kosovës i duhen miq të fuqishëm dhe ata duhet respektuar”, tha Joseph për Zërin e Amerikës.
Joseph thotë se anëtarësimi në NATO duhet të jetë synimi kryesor i Kosovë dhe për të zbutur qëndrimet e Greqisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë, katër shteteve anëtare të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë saj, ai thotë se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e veta.
Kosovës, sipas tij, i duhet që përmes “disa veprimeve rreth asociacionit të krijojë një kontekst, një platformë në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të lobojnë tek shtetet që nuk e njohin Kosovën.” Vende si Greqia, shton ai, duan “një atmosfere pozitive brenda Kosovës në raport me serbët e Kosovës” për të lëvizur drejt njohjes.
“Qeveria dhe Kryeministri Kurti kanë rastin t’u tregojë të gjithëve, jo përmes fjalëve, por përmes veprave, se banorët serbë konsiderohen si qytetarë të Kosovës, të cilët kanë shqetësime legjitime… Njëri prej hapave kryesorë dhe shumë të thjeshtë është të bashkëpunosh me ta, t’i kthesh serbët e Kosovës në radhët e Policisë së Kosovës. Ky do të ishte një hap i madh prej të cilit do të përfitonin të gjithë. Të gjithë përveç Aleksandar Vuçiçit”, thotë zoti Joseph.
Joseph thotë se Kosova dhe aleatët e saj duhet të përqëndrohen në krijimin e një rruge për anëtarësimin e Kosovës në NATO si zgjidhje të përhershme të tensioneve me Serbinë.
“Rusia dhe Kina nuk do të mund të ndikonin më te Serbia dhe nuk do të kishte bllokadë… Do të ndryshonte plotësisht dinamika, do të ndryshonte situata brenda Serbisë, sepse ajo nuk do të mund ta shfrytëzonte Kosovën për të destabilizuar rajonin”, shton ai.
I pyetur për refuzimin e qeverisë së Kosovës për të hedhur hapa konkretë në procesin e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, përsa kohë Beogradi nuk zbaton detyrimet që dalin nga Marrëveshja për Normalizim e arritur në Ohër, Joseph thotë se ekziston një “mungesë baraspeshe” sepse pozitat e të dyja vendeve janë e ndryshme, Serbia si shtet i konsoliduar dhe Kosova që ende bën përpjekje për të fituar njohje nga shtetet evropiane.
“Të jemi konkretë. Qeveria e Kosovës duhet ta dërgojë projekt-statutin e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga BE-ja dhe vendet e Kuintit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk do të thotë se duhet ta zbatojë apo të pajtohet me të. Është thjesht proces përmes të cilit bën një ushtrim te sovraniteti duke ia lënë Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë , jo qeverisë… Respektimi i sovranitetit dhe autoritetit të Kosovës është që të zbatohet Kushtetuta dhe t’i lejohet Gjykatës Kushtetuese të vendosë… Duhet parë interesi strategjik i Kosovës dhe ai është anëtarësimi në Këshillin e Evropës… Eshte një mundësi që nuk duhet humbur”, thotë Joseph.
Të tjera
-
“Punën e kam lënë duke qajt..” kontabilistja rrëfen se si e la punën 8 orëshe për të krijuar kompaninë e saj të kontabilitetit
Të themelosh një biznes nga zeroja natyrisht që ka sfidat e veta. E ta bësh k...
-
Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kaluam kufirin pa autorizim
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në mediat serbe se kinse pje...
-
Tubimi masiv në Obiliq, Abdixhiku: Na tregon që ndryshimi i madh me LDK-në po vjen
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obili...
-
Rikthehet në punë polici Nexhdet Bajrushi, detaje nga vendimi
Polici i suspenduar, Nexhdet Bajrushi, është rikthyer në punë pas një vendimi...
-
Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit
Ka vdekur Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahove...
-
A do të ketë sërish borë? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim
Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të s...
-
Ministri Peci i drejtohet Memli Krasniqit, publikon edhe disa dokumente: Sa ishe ti ministër keni paditur Fahrie Hotin
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar disa dokumente me të cilat po a...
-
Zbulohet identiteti i dy personave të përfshirë në plạgosjen e sotme në Prishtinë
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prish...
-
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështe...
-
Hamza viziton biznese në Rahovec: Të gjithë ata që duan të punojnë do ta kenë mbështetjen time
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka v...
-
Plạgosja e dy personave në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Dy persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një incidenti me armë zjar...
-
Murati për Buxhetin 2025: 3.6 miliardë euro në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve e sektorëve tjerë strategjikë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim t...