Lajme

Shtatë të arrestuar, mbyllet përfundimisht grupi ‘Albkings’

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 30 May 2024

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi në një konferencë për media ka bërë me dije se janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual.

Gashi ka deklaruar se lidhur me rastin “Albkings”, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentitetit dhe kredencialeve.

“Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, ka theksuar Gashi.

-Advertisement-

Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka theksuar ajo.

Bajrami-Kastrati ka deklaruar se gjatë hetimeve kanë lëshuar edhe masa të fshehta me qëllim identifikimin e personave.

“Pas publikimit të informatave në fillim të 2024, Prokuroria ka autorizuar policinë, drejtorinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore në këtë rast. Në kuadër kemi lëshuar masa të fshehta që kanë rezultuar me identifikimin e personit të parë dhe arrestimit të tij. “E.N, njëri nga administratorët është arrestuar, pastaj më 23 prill është ndaluar edhe personi i dytë, femër E.S e cila po ashtu duke qenë admin dyshohet për veprën penale vjedhja e identitetit dhe e kredencialeve…edhe ndaj kësaj prokuroria ka paraqitur caktimin e masës së paraburgimit ,të njëjtës i është vazhduar edhe për dy muaj”, ka thënë Bajrami-Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera