Sport

Mbappe: Klubi im i ri do të zyrtarizohet së shpejti, është çështje ditës

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 29 May 2024

Kylian Mbappe dhe zyrtarisht është përshëndetur me klubin e Parisit me të përfunduar sezonin në Ligue1, raporton Sinjali.

Mbappe po largohet nga Parisi si transfer i lirë dhe ai është i lidhur me një kalim te skuadra spanjolle, Real Madrid.

Mbappe ka folur për CNN ku tha se klubi i tij i ri do të zyrtarizohet së shpejti dhe është çështje ditësh kjo që tifozët po presin.

-Advertisement-

“Klubi im i radhës do të zyrtarizohet së shpejti, është çështje ditësh. Mezi e pres këtë, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë”, tha sulmuesi francez.

Me shumë gjasë klubi i tij i ri do të jetë Reali, pasi e kërkon francezin prej kohesh, por nuk duhet harruar edhe për ndonjë befasi të mundshme.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy