Lajme

Policia ia publikon fotografinë një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 29 May 2024

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje në tentativë” që kishte ndodhur në Nashec të Prizrenit.

I dyshuari është Besnik Beqir Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi:

– Besnik (Beqir) Ukaj   30.08.1987, Fshati  Korishë  komuna e  Prizrenit

– Personi kërkohet , për veprën penale “Vrasje ne tentative”, e cila ka ndodhe me 17.05.2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK  për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -355–Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera