Lajme

Krasniqi: Ideja për shpërdarje të Kuvendit dështoi, partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 29 Maj 2024

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përpjekja e partisë së tij për shpërndarje të Kuvendit tashmë është ezaruar dhe s’ka gjetur përkrahjen e nevojshme.

Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se mund të ketë hamendësuar për deklaratat e partisë në pushtet rreth gatishmërisë për zgjedhje, por ka thënë se është i befasuar me mosgatishmërinë e partive të tjera opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Sot më 29 maj, ashtu siç e kam cekur si afat, për letrën e dërguar liderëve politik, ju njoftoj se mundësia për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës është ezauruara. Thirrja e PDK s’ka gjetur përkrahje të mjaftueshme. Unë mund të hamendësoj për deklaratat e partisë në pushtet, por jam befasuar me partitë opozitare”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy