Opozita s’pritet të pajtohet për shpërndarje të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 26 Maj 2024
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës s’pritet të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit, që do të mundësonte dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Në partinë më të madhe opozitare, PDK, thonë se vetëshkarkimi i deputetëve është zgjidhja më e mundshme në rrethanat aktuale politike, ndërkaq në LDK dhe AAK këmbëngulin se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm përmes dorëheqjes apo shkarkimit të qeverisë Kurti.
Në anën tjetër, analistët politikë deklarojnë se përçarja e opozitës më së shumti i shkon në favor të kryeministrit Albin Kurti.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se do të vazhdojnë përpjekjet për të bindur LDK-në dhe AAK-në që të mbështesin idenë e shpërndarjes së Kuvendit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Ajo thekson se s’kanë shtiza për opozitën, por synojnë të unifikohen për ta dërguar vendin sa më shpejtë në zgjedhje.
“Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para se të takohet me kryeministrin Kurti është takuar edhe me kryetarin e LDK-së dhe AAK-së. Ne do të vazhdojmë përpjekjet dhe kjo do të jetë një agjendë e jona e përbashkët, pasi ne të gjithë po pajtohemi se kjo qeveri është e gabuar dhe vendi nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për t’i dhënë Kosovës një alternativë të re është duke shkuar në zgjedhje dhe duke i fituar ato. Ne nuk kemi shtiza për kolegët tanë në opozitë, ne duam që bashkërisht të kemi një mocion përmes së cilit bëhet shpërndarja e Kuvendit”, thotë ajo.
Mirëpo, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thekson se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm nëse Kurti jep dorëheqje apo shkarkohet.
Ajo nënvizon se deputetët e partisë së Lumir Abdixhikut nuk do të votojnë për një gjë të tillë në Kuvend.
“Ne presim dorëheqjen e kryeministrit Kurti, pastaj të shkohet në zgjedhje. Nuk votojmë dhe nuk bëjmë pazare me asnjë parti politike. Kryeministri Kurti duhet të jap dorëheqje për atë që i ka bërë Kosovës. Është prishur me të gjithë aleatët ndërkombëtarë, keni pa edhe me ata të rajonit që s’ka asnjë koordinim. Presim që sa më shpejtë të jep dorëheqje. Ju e dini që Kosova 24 vjet pas luftës ka masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian”, shton ajo për kp.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se megjithëse janë në opozitë kanë qëndrime të ndryshme politike me PDK-në dhe LDK-në.
“Secila jemi parti në veti dhe kemi rezonojmë në formën që ne dëshirojmë me pas. Aleanca ka qenë e para që ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverinë dhe jo shpërndarjen e Kuvendit. Ne ende qëndrojmë në atë. Nuk është e drejtë që të shpërndahet Kuvendi, ndërkaq të ngelet qeveria e cila ka performancën më të keqe të mundshme dhe që i ka sjell dëme më të mëdha Kosovës”, thotë Kadrijaj.
Në anën tjetër, analisti Dritëro Arifi, thotë se përçarja e opozitës i shkon në favor kryeministrit, Albin Kurti.
Megjithatë, ai e sheh si të mundshme që secila prej tri partive opozitare të jenë të gatshme për koalicion paszgjedhor me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nëse e analizojmë deklaratat e krerëve të opozitës janë totalisht në kundërshtim me njëra tjetrën, po vërehet se nuk ka pasur koordinim paraprak dhe nuk ka as tash koordinim. Unë mendoj se shpërbërja e Kuvendit nuk është opsioni më i logjikshëm i mundshëm në rrethanat që gjendet Republika e Kosovës. (Koalicionet paszgjedhore) i shoh në prizmin e një pragmatizmi politikë. Të gjitha partitë në njëfarë mënyre edhe pse tash po tregohen të fuqishme por në vija të ndara përveç PDK që është zbutur jashtëzakonisht shumë por edhe të tjerat nëse ka një ofertë të mirë besoj që secilën parti e shoh në bashkëpunim me LVV-në”, deklaron ai.
Në LVV kanë potencuar vazhdimisht se kërkesën për shpërndarje të Kuvendit e përkrahin vetëm nëse është e përbashkët nga PDK, LDK dhe AAK.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
































