Rozë

Policia e Maqedonisë së Veriut jep detaje për arrestimin e Feros

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 25 May 2024

Ish artisti i njohur Fero është ndaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllacë.

Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Republiken e Maqedonisë së Veriut ai është ndaluar nga policia.

Policia atje njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë.

-Advertisement-

I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy