Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 23 May 2024
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve. Krasniqi tha se vendi ka nevojë që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, prandaj PDK ka shprehur gatishmërinë që kjo të bëhet e mundur në cilido opsion.
“Kemi preferuar dorëheqjen, por në mungesë të dorëheqjes, apo mocionit për çka duhen votat të cilat ne si opozitë nuk i kemi, ne kemi shprehur gatishmërinë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sepse kemi konsideruar dhe konsiderojmë që më e rëndësishme është që qytetarëve t’u kthehet mandati i qeverisë, sesa të mendojmë për formalitete të cilat janë ndonjëherë më shumë simbolike, sesa substanciale. Besoj se në Kosovë i kemi provuar të gjitha opsionet, dorëheqjen e kryeministrit, shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e Kuvendit, unë i ftoj analistët që ta bëjnë vlerësimin e tyre, besoj se edhe për këtë ka për të pasur vlerësime të ndryshme se sa e kanë ndikuar format e shkuarjes në zgjedhje rezultatin zgjedhor”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.
I pari i PDK-së tha se subjekti që ai drejton sheh mundësi reale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Preferimi ynë ka qenë që Kurti të japë dorëheqje për shkak të problemeve të cilat ia ka sjellë Kosovës në të gjitha fushat, megjithatë në shkurt të këtij viti ne kemi pasur po ashtu një mbledhje të rëndësishme të këshillit drejtues ku e kemi fuqizuar edhe njëherë kërkesën dhe qëndrimin tonë, bile kemi marrë vendime të cilat kanë qenë të ndërlidhura me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Pra për PDK-në diskutimi për zgjedhje jo që nuk është i rastësishëm apo i papritur, por na vjen mirë që kërkesa jonë e shprehur në vazhdimësi dhe në konsistencë nga korriku i vitit të kaluar ka marrë seriozitet” tha Krasniqi.
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...