Lajme

Njëzet persona të arrestuar gjatë 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 May 2024

Përmes raportit 24-oresh Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar 20 persona në raste të ndara për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori.

Ndërsa nga të arrestuarit, 8 janë dërguar në qendrën e mbajtjes, 2 në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Po ashtu policia njofton se gjatë 24 orëve kanë qenë 15 aksidente me të lënduar, 36 me dëme materiale, dhe janë shqiptuar 2005 tiketa trafiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera