Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 18 May 2024
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave.
Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik.
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as viktima në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendëshme.
Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë vet një përfytyrim në vend për situatën e vërshimeve. Këtë e komunikoi zëdhënësi i qeverisë së Saarland Julian Lange.
Në kryeqytetin e landit Saarbrücken është shpallur gjendje e dëmit të madh. Atje ku lumi Saar ka dalë nga shtrati janë vërshuar disa rrugë prej ujit dhe janë bllokuar – ndër të tjera edhe është bllokuar edhe autostrada e qytetit. Nga disa ndërtesa në këtë zonë të qytetit duhej të evakuoheshin njerëzit. Qendra për mbrojtjen nga katastrofat e konsideron gjendjen mjaft të tensionuar.
Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë nëzonat e evakuuara të Saarlandit.
Po ashtu edhe në Nyrenberg brenda tri orësh ka pasur reshje të vazhdueshme dhe janë regjistruar gjithsej 300 emergjenca të zjarrëfikësave./DW
Të tjera
-
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enve...
-
Sot përballet Kurti me Vuçiqin pas më shumë se nëntë muaj nga takimi i fundit
Sot do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presi...
-
Si përfunduan predhat e LDB në rrugën Prishtinë -Podujevë, historiani e jep një version të mundshëm
Historiani Durim Abdullahu ka dhënë detaje mbi prejardhjen e tri bombave të l...
-
Kurti i shkon në shtëpi Rexhep Qosjes për ditëlindjen e 88-të: Vigan në fjalë e në pendë
Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Q...
-
Deputetja e LDK-së thotë se sipas ambasadave të huaja në Kosovë, 170 persona në ditë e lëshojnë vendin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra ...
-
“Disa gjëra ndonëse të padëshirueshme duhet t’i pranojmë sepse janë compromise” – Kryeziu për Asociacionin
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në lidhje me takimin e nes...
-
LDK reagon pasi GjK e shpalli antikushtetues vendimin e shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP’së
LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall an...
-
Qeveria i përgjigjet Stanos: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar në BE
Qeveria e Kosovës e sheh shqetësuese dhe të pakuptimtë faktin që edhe pas 9 m...
-
Rama: E vërteta doli në shesh, u konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka marr konfirmimin se ës...
-
E konfirmon KEK-u: Burri i Fitore Pacollit u avancua në pozitë
Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar avancimin në detyrë të Ilir Dal...
-
Gjenden bomba 50kg të LDB gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, largohen nga FSK dhe ekipi i Bondsteel
Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot ...