Lajme

NISMA i reagon ashpër Memli Krasniqit, kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 14 May 2024

Nisma Social Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka reaguar pas takimit të djeshëm të kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti.

Në këtë reagim thuhet se Krasniqi vendosi të dakordohej me Kurtin para se të koordinohej me opozitën, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa pranimin e ftesës për takim me Kurtin e kanë quajtur të pamatshme të dëmshme dhe amnistim të keqeverisjes së LVV-së.

-Advertisement-

“I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie. Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin”, thuhet në reagimin e Nismës.

NISMA ka kërkuar që opozita të ketë një qëndrim të përbashkët dorëheqjen ose shkarkimin e Albin Kurtit përmes mocionit.

“Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje!  Shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.Prandaj, NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë”, thueht në këtë komunikatë.

Kryeministri Albin Kurti të hënën u takua me liderin e PDK-së, Memli Krasniqin pasi u bëri një ftesë publike për takim të gjithë liderëve të partive opozitare, dh eu refuzua nga të gjithë të tjerët.

Pas takimit, Kurti dhe Krasniqi përmendën zgjedhjet dhe shpërbërjen e Kuvendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera