Lajme

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 14 May 2024

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës.

Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës.

Mehmet Prishtina, drejtori i Fonacionit “Hasan Prishtina” njëherësh stërnipi i heroit kombëtar tha se heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria.

-Advertisement-

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria”, tha ai.

Heqja e këtij emri po kundërshtohet edhe nga Parlamenti Studentor.

“Ne e kundërshtojmë këtë nismë. Ne kemi përdorur mekanizma, protesta dhe peticione. Sot ju kemi bashkuar kësaj nismë për t’u solidarizuar”, tha kryetari Florend Ramusa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera