Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Autori: Gazeta inFokus
15:33 | 10 Maj 2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bëhet rehat me Ushtrues Detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.
Ministrja e MINT, Hajdari ka shkarkuar nga pozita zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm, Daut Latifaj.
Sipas burimeve të KosovaPress, janë dy çështje për të cilat pretendohet se është marr ky vendim nga ministrja e MINT, Rozeta Hajdari ndaj bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, Daut Latifaj. Mësohet se njëri ka të bëjë me shkelje flagrante, ndërsa tjetri për çështje te komisioneve për grante dhe subvencione.
Pra ministrja Rozeta Hajdari me këtë veprim ka arritur të bëjë shkarkimin e Sekretarit të tetë brenda 3 viteve. Për këtë vendim, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga ministrja Hajdari dhe Zyra për Komunikim Publik në MINT, por nuk janë përgjigjur.
Mësohet se me 3 maj, Sebahate Bushrani është emëruar UD. Sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Po ashtu sipas njoftimit të siguruar nga KosovaPress, Avdullah Jasiqi është emëruar UD. i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovë.
“Bazuar në vendimin e Kabinetit të Ministres NR. 01/27 më datë 3 maj 2024, znj. Sebahate Bushrani emërohet Ud. Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Po ashtu Avdullah Jasiqi, bazuar në Vendimin e Kabinetit të Ministres Nr. 01/30 me datë 8 maj 2024, emërohet UD. i drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Njësisë së Burimeve Njerëzore, të siguruar nga KosovaPress.
Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala thekson për KosovaPress se ministrja e MINT, Rozeta Hajdari ka shkelur procedurat ligjore me veprimet e fundit për emërimin e sekretares së re të Përgjithshme në këtë dikaster.
Ai thotë se kjo tregon për pasigurinë e përgjithshme të institucioneve shtetërore, pasi që sipas tij, nuk ka ndodhur në histori që brenda tri vjetëve, të ndërrohen tetë Sekretar të Përgjithshëm në MINT.
“Informacionet e fundit tregojnë dhe vendimin e ministrisë që tanimë, ministrja ka marr vendim që ta shkarkojë, gjegjësisht ta lirojë nga detyra sekretarin e deritashëm të MINT, dhe me vendimin ka emëruar një Sekretare të re, gjegjësisht ushtruese e detyrës në ministri. Që nënkupton që brenda një mandati trevjeçar është sekretari i tetë praktikisht që lëviz në pozicion në këtë ministri. Kjo tregon për pasigurinë e përgjithshme të institucioneve shtetërore duke luajtur me kuadro dhe nivele jashtëzakonisht të rëndësishme të pozicioneve qeveritare, sepse nuk kanë ndodhur në historinë tonë që brenda tri vjetëve tetë sekretarë të ndryshojnë”, tha Shala.
Ai ka shtuar se në përzgjedhjen e sekretares së re në MINT, janë bërë një varg shkeljesh të procedurave ligjore.
“Është një zonjë e cila tashmë ka marrë detyrën, e që në parim ka një varg shkeljesh procedurale në këtë fushë, pra ministrja është duke e shkelur ligjin”, shtoi Shala./KP

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
































