Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 06 May 2024
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në periudhën që po kalon Kosova në proceset euroatlantike.
I pyetur nga Eo, për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut, kreu i BDI-së thekson se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por që kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”.
Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.
“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria. Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.
“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti.
Të tjera
-
Emmanuel Macron bën paralajmërimin e fortë: Fitorja për të majtën ekstreme ose të djathtën ekstreme ‘do të ndezë luftë civile’
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se partia e ekstremit të ...
-
A gëzon ish-Presidenti Trump imunitet nga akuzat penale?
Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje t...
-
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon të hedhë në votim n...
-
Borrell pret që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës: Ky ishte propozim im
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë,...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Sot mblidhen disa komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlament...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për m...
-
Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë për spiunazh
Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, s...
-
Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli
Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli Kryem...
-
Ditë e nxehtë sot, pasdite rrebeshe shiu
Mot i nxehtë dhe jostabil po parashihet për ditën e martë. Fillimisht do të k...
-
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë nga EURO 2024: E ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë ...
-
Rama: Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë
Kryeministri Edi Rama ka shkruar pas humbjes së Shqipërisë nga Spanja. “Ng...