Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 05 May 2024
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe.
Por sipas tij, nuk mund t’iu verifikohet ajo pasuri pasi të njëjtit mund ta kenë jashtë vendit.
“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftuar nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës në #KallxoPërnime më 04.05.2024.
Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.
Buleshkaj thotë se si Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu besojnë arsyetimeve të tilla.
Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë ka thënë Buleshkaj.
“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publik kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë” – tha ai.
Të tjera
-
Ambasadorja izraelite shënon sot në Kosovë ditën e Pavarësisë së Izraelit
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizon pritje për ditën e Pava...
-
S’ka marrëveshje në Bruksel për emrat që do ta drejtojnë BE-në
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hë...
-
Skenderaj shënon Ditën e Çlirimit, zbulohet shtatorja e Leotrimit
Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gj...
-
Mësimdhënësit kërkojnë të paguhen orët mbinormë të kujdestarisë
Mësimdhënësit, përveç arsimimit të nxënësve, kanë përgjegjësi edhe t’i edukoj...
-
Presidenti Biden do shpallë planin e ri që mbron nga dëbimi individët e martuar me amerikanë
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshi...
-
Moti në Shqipëri me diell
Në Shqipëri moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fr...
-
Sveçla: Qeveria serbe po financon terrorizmin
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sv...
-
Moti me diell, temperatura deri në 32 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
Konjufca kujton aktivistët e VV-së që s’jetojnë më: Dhanë jetën në përpjekjen për ta bërë Kosovën të fuqishme
Kryeparlamentari, njëherit edhe nënkryetar i VV-së, Glauk Konjufca në përmbyl...
-
Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën
Ish-komandanti, Sylejman Selimi është një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çli...
-
Kurti tallet me opozitën në tubimin e VV-së: Zgjedhjet më 2025, s’mund t’i shtyjnë pafundësisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave t...
-
Konjufca në tubimin e VV-së: 19 vjet rrugëtim me beteja politike duke shkuar drejt fitoreve të reja
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të ...