Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 03 May 2024
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në renditje.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër.
Sipas Xhemailit, Kosova për shumë vite ishte shembull në rajon sa i përket fjalës së lirë dhe lirisë së mediave.
Ai u shpreh se suksesin që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij!
“Pas një kohe të gjatë mjegullimi të opinionit publik nga kjo qeveri e “vëllaut të madh”, raporti i organizatës “Reporterët Pa Kufij” e dëshmoi atë që themi ne që sa vjet, për sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave! Raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër, vlerësim ky pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e pushtetit. Kosova sa i përket mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së medias për shumë vite ka qenë shembull për mbarë rajonin. Këtë sukses që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij! Për këtë qeveri ora është 13, por fatmirësisht koha po i kalon!”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...