Horoskopi për ditën e mërkurë, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 01 May 2024
Dashi
Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Demi
Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh here të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.
Gaforrja
Sot planetët do ju ndriçojnë dhe do ju bëjnë t’i mendoni gjërat me më shumë realizëm. Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj për asnjë çast sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni me jetën tuaj dhe do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Pasditja ka për të qenë periudha më e favorshme. Në pune ka rrezik te përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim e largpamësi.
Luani
Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni beqarë do keni disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të qetësisë dhe harmonisë. Nëse jeni në një lidhje do doni të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe do luftoni me mendimet e këqija që mund t’iu lindin në kokë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë vërtet ashtu si i keni ëndërruar. Ju beqarët nuk duhet t’i fshihni më ndjenjat që keni për dikë. Shprehini dhe do merrni përgjigje pozitive. Në punë do jeni shumë të përqendruar tek objektivat që i keni vënë vetes dhe do dini si t’i kanalizoni të gjitha energjitë. Financat do jeni shqetësimi juaj më i vogël.
Peshorja
Gjatë kësaj dite dhe do jeni shumë të kujdesshëm dhe do i kaloni pa shumë mundim të gjitha pengesat që ju kanë dalë. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe do i jepni rëndësi më tepër edhe jetës intime. Disa nota pikante do ju bëjnë mirë të dyja palëve. Për ju beqarët gjërat nuk kanë për të funksionuar shumë mirë, megjithatë disa njohje do ndodhin. Në punë fillimisht gjërat do ju duken të vështira, por me kalimin e orëve dhe falë përkrahjes së kolegëve çdo gjë do shkojë më së miri. Buxheti do jetë aq i mirë sa mund të përfitoni të shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.
Akrepi
Sot do keni përshtypjen se mund të realizoni çdo gjë që dëshironi dhe do merrni vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do e mbroni partnerin nga çdo gjë dhe do i ofroni dashuri të pakushtëzuar. Nuk do jeni më impulsivë si dikur dhe do rregulloni edhe disa probleme të vogla. Nëse jeni beqarë do gjendeni përballë situatash shumë të favorshme dhe mund ta ndryshoni statusin më shpejt nga sa mendonit. Në punë do e bëni çdo gjë me pasion dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Gjendja e financave do ketë ndryshime të mëdha dhe do ndiheni më te qetë kur të shpenzoni.
Shigjetari
Besojini intuitës gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e fortë do merrni surpriza të njëpasnjëshme nga ai që keni në krah. Sot do e kuptoni më mirë sesa shumë ju adhuron ai. Ju beqarët mos kërkoni të bëni çdo gjë sipas mendjes dhe as nuk duhet të mendoni se të gjithë duhet t’iu përulen pasi keni për të gabuar rëndë. Nëse jeni në kërkim të një punë mund të merrni një përgjigje pozitive me email. Nëse jeni në një pozicion të mirë do ju bëhet një propozim edhe më i rëndësishëm. Sektori i financave nuk do jetë perfekt, por goxha më i mire se dje.
Bricjapi
Yjet do iu krijojnë mundësinë të bëni një bilanc të përgjithshëm të jetës sot. Herë pas here do keni nevojë të meditoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni disa momente delikatë që do ju futin në mendime. Për çdo gjë përdorni dialogun dhe mos mbani të fshehta. Ju beqarët do i bëni që të gjitha përpjekjet për ta joshur atë që pëlqeni dhe do kërkoni të filloni menjëherë një lidhje serioze, por për fat të keq nuk do ju realizohen dëshirat. Në punë do lodheni shumë, por do arrini përfundimisht të bëni ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, por u treguat të matur dhe të kursyer me shpenzimet, situata do mbahet nën kontroll.
Ujori
Do bëni mirë ta harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh me partnerin dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa çaste mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni atje ku nuk e keni menduar ndonjëherë dhe as nuk e keni imagjinuar. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozoje diçka interesante që nuk duhet humbur pasi do bëheni edhe më të njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje.
Peshqit
Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.
Të tjera
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...