Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 26 April 2024
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se gruaja e tij merr fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë është demantuar nga Departamenti amerikan i shtetit.
Në një shkrim të publikuar nga Vudi Xhymshiti me datë 22 mars 2024, përmes të cilit pretendon se mes gruas së Zëvëndës Ndihmës Sekretarit, Gabriel Escobar, ka lidhje të raportuara financiare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë .
“Gjetjet e mëtejshme nga The Frontliner Magazine për një kontratë ligjore midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Srpska, të datës 23 dhjetor 2019, shtojnë një shtresë të re intrigash. Kjo kontratë, e cila parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republikës Srpska në çështjet ligjore ndërkombëtare, hedh një qendër të vëmendjes në lidhjen familjare midis Manuel Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, ka shkruar Xhymshiti.
Xhymshiti në këtë shkrim gjithashtu ka shtuar se “ky zbulim është veçanërisht prekës duke pasur parasysh rolin kritik të Gabriel Escobar në dialogun delikat Kosovë-Serbi. Megjithëse lidhjet e supozuara familjare nuk barazohen në thelb me konflikte interesi, në sferën e nuancuar të diplomacisë, ato mund të nxisin perceptime të njëanshmërisë, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë e nevojshme në negociata kaq të ndjeshme”.
Mirëpo, këto pretendime të ngritura nga Vudi Xhumshiti janë demantuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje me shkrim për Sbunker dhe i kanë konsideruar të pavërteta.
“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. As DAS Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP. Është e papërgjegjshme të publikohen të tilla falsifikime”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjithashtu, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se inkurajojnë çdo gazetar që të kontrollojë faktet përpara se të përhapë thashetheme ofenduese dhe të pabaza. Duke shtuar se në lidhje me këtë çështje të përgjithshme, dezinformimi përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.
“Ai helmon diskursin social, përkeqëson ndarjet dhe përfaqëson një kërcënim të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë”, kanë theksuar ata. /Sbunker
Të tjera
-
Policia ia publikon fotografinë një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje në t...
-
Për herë të parë, më pak se katër milionë foshnja lindën në BE në një vit
Në vitin 2022, numri i lindjeve të gjalla në BE arriti nivelin më të ulët që ...
-
LDK e përsërit: Kurti të japë dorëheqje, shpërndahet Kuvendi, pastaj caktohet data e zgjedhjeve
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar ...
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës
Një 23 vjeçar me iniciale E.Z., është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi po ...
-
Osmani brutale me Konjufcën: Qysh deklaron kështu dikush në vitin 2024, ku telefonat funksionojnë gjithkund
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk...
-
“Opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë, Albin Kurti”
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka dalë me një deklaratë ku konst...
-
Memli Krasniqi mohon një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes pa...
-
Krasniqi: Ideja për shpërdarje të Kuvendit dështoi, partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përpjekja e partisë së tij për shp...
-
Memli Krasniqi tregon pse e pranoi takimin me Kurtin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se arsyeja...
-
I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Policia dhe Krimet Ekonomike kthehen me një aksion tjetër në Veri
Më pak se 10 ditë pas mbylljes së institucioneve financiare të Serbisë në ver...
-
Gjuajtje me ảrmề në Prishtinë, plagồsềt një person
Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Ga...