Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 23 April 2024
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi zbazën e një raporti të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së. Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, kërkesa e Këshillit Evropian ishte që tha se mbajtja e votimit në katër komunat në veri të bëhet sa më shpejt dhe pa kushtëzime.
“Rreth masave, në përputhje me Përfundimet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së”, tha për rtv21 zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai i tha rtv21 se rezultati i votimit nuk i kontribuon shtendosjes së tensioneve dhe nuk hap rrugën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kjo, tha Stano, është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.
“BE-ja shpreh keqardhje se serbët e Kosovës në veri të Kosovës kanë humbur mundësinë për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët e komunave që do të ishin përfaqësues të vërtetë. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i BE-së tha se kërkesa , tha se përderisa ‘organizimi i votimeve për largimin e kryetarëve nuk ishte i pakushtëzuar, përfshirë risitë siç janë vendosja e kamerave të sigurisë ‘, procesi megjithatë tha ai ‘mundësoi organizimin e këtij votimi’’.
‘Vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veriun që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për një bojkot rezultoi me një varg vështirësish, përfshirë edhe themelimin e disa komisioneve në vendvotime pa pjesëmarrjen e asnjë anëtari serb të Kosovës’, tha Stano.
Stano përmendi edhe sfidat që ka pasur KQZ-ja në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.
“Mbi të gjitha, vendimi i drejtorëve të serb të shkollave në veri të Kosovës që të mos lejojnë shfrytëzimin e objekteve shkollore për vendvotime, disa ditë përpara votimit, ka krijuar një varg sfidash për KQZ-në. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informatat e sakta mbi vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, tha Stano.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...