Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 23 April 2024
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Bedri Hamza, është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurt.
Haliti tha se Bedri Hamza është ekonomist i mirë dhe mund t’i sjellë projekte interesante vendit, derisa shtoi se Albin Kurti është populist i mirë.
“Rival? Për profesionin që e ka, Bedri Hamza është ekonomist, është më i mirë se Albini, është më i mirë se Albini shumë. Por Albini është populist i mirë në kuptimin e asaj që ka një energji, nuk e di ka e merr, dhe propagandën e ka bërë me lejen tonë, ne ia kemi mundësua. Me na sha sa të dojë në Kuvendin e Kosovës, me bë protesta me akuza çfarë ka deshtë, kemi leju çka ka deshtë me bë”, u shpreh Haliti në Tëvë1.
Ndërsa, sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme ose jo të Kosovës, Haliti tha se kryeministri aktual, Abin Kurti, është tallur me opozitën.
Sipas tij, Kurti fillimisht kishte thënë se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, derisa më vonë kishte deklaruar se do të shkoj në zgjedhje me 14 shkurt, kur edhe i përfundon mandati qeverisës.
“Kurti ka bërë hajgare me opozitën…nuk jam i sigurt që do të shkojmë në zgjedhje me dëshirën e Albinit por edhe nuk jam i sigurt që do të mund ta rrëzojmë, pa dëshirën e Albinit”, u shpreh Haliti
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...