ASK: Mbi gjysmë milioni banorë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 22 April 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri në ditën e djeshme janë regjistruar 530 mijë qytetarë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka thënë se mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë janë regjistruar.
Ai theksoi se të gjitha zonat në Kosovë dhe komuniteti serb janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Ndërsa, nga diaspora janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë dhe mbi 50 mijë përmes platformës e-diaspora.
Lexo po ashtuKonjufca takoi diplomatët amerikan“Deri dje 530 mijë vetë në Kosovë janë regjistruar. Mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë, janë regjistruar. Nuk kemi sfida madhore në teren. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta arrijmë ta përfundojmë deri më 17 maj. Gjitha zonat në Kosovë janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe të gjitha komunitetet. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë. Të gjithë ata që refuzojnë do të përcjellën sipas legjislacionit që është në fuqi”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi, ka shtuar se platforma e-diaspora jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë, e ku janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë.
Gjithashtu, qytetarë të shumtë janë ankuar se gjatë procesit të regjistrimit, po tejkalohet pyetja e përkatësisë fetare.
Për këtë, Kastrati për KosovaPress është përgjigjur se qytetari mund të mos deklarohet, por pyetjet duhen lexuar.
Në një rast ku një qytetar ishte ankuar, Kastrati potencoi se kur është hulumtuar rasti, është vërtetuar që qytetari është pyetur, por nuk ka dashur të deklarohet.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...