Zgjedhjet në veri, ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe, për keqardhje dhe shkatërrues
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 22 April 2024
“Për keqardhje dhe shkatërrues”.
Kështu e quajti ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të procesit zgjedhor në veri.
Në një përgjigje për Klankosova.tv Rohde deklaroi se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.
“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.
Diplomati gjerman theksoi se “ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan”.
“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një përgjigje për Klankosova.tv
Të dielen e 21 prillit, në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u votua për largimin ose jo të kryetarëve.
Qytetarët serbë patën mundësi të shprehin mendimin e tyre lidhur me vazhdimin ose ndërprerjen e mandatit të kryetarëve aktualë.
Por, ky proces dështoi, pasi që në këtë iniciativë votuan vetëm 253 qytetarë.
Për të kaluar kjo iniciativë ishte dashur të votonin 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.
Lidhur me procesin reagim ka pasur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përgjigje për Klankosova.tv shprehet keqardhje për rezultatin zgjedhor duke theksuar mosshfrytëzimin e të drejtës së votës nga ana e qytetarëve atje.
Të tjera
-
Postera provokues për Policinë e Kosovës, plazmën e VV-në vendosen në veri të Mitrovicës
Disa postera janë vendosur në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të veriut të pre...
-
Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit
Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në ...
-
Shpëtohet një shtetase bullgare e ngujuar në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se në një operacion g...
-
Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK-së i ka humbur një dron
Ministria e Mbrojtjes e ka mohuar se FSK-së i ka humbur një dron. Nëpërmje...
-
Policia shqiptoi mbi 2500 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne,...
-
Gjakovarit i vidhet vetura në parking
Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjed...
-
Kriza e tregut të automjeteve elektrike në Gjermani – shumë klientë po i kthehen automjeteve me benzinë dhe naftë!
Që nga fillimi i vitit, numri i atyre që blenë një automjet të ri dhe zëvendë...
-
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë
Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Brit...
-
Haradinaj udhëton drejt SHBA-së, paralajmëron takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHB...
-
Trump fajëson Zelenskyn: Nuk duhet të lejonte kurrë që lufta me Rusinë të niste
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar president...
-
Dhụnohẹt një grua në Prizren, dërgohet në QKUK për ekzaminim
Një grua është dhunuar në Prizren ku rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se vikt...