Ndryshimet e klimës do të ulin fort të ardhurat botërore
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 18 April 2024
Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do të tkurrë prodhimin e përgjithshëm botëror bruto me të paktën 20%.
Një studim i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës (PIK) i publikuar në revistën shkencore “Nature” thotë se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë deri në vitin 2050 një rënie prej rreth 20% të prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB). Shkencëtarët thanë se kjo shifër do të përkeqësohet nëse vendet nuk arrijnë të përmbushin objektivat për uljen e emetimeve.
Studiuesit e IPK-së thanë se llogaritjet e tyre bazoheshin në perspektivën e vendeve si Gjermania për të arritur qëllimet e tyre për uljen e emetimeve. Aktualisht shumica e vendeve duket se nuk ka gjasa t’i arrijnë këto objektiva, që do të thotë se ndikimi financiar mund të jetë akoma më i madh se dëmi drastik i parashikuar.
Sipas llogaritjeve të studimit barra ekonomike e ndryshimeve klimatike mund të arrijë në 35.6 trilion euro në vit, një shumë gjashtë herë më e lartë se kostoja e vlerësuar për kufizimin e temperaturave globale në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Rajonet më të varfra do të preken më tepër
Studimi thekson se pavarësisht dëmeve që prekin rajone të ndryshme në nivele të ndryshme, rajonet më të varfra dhe ato që kontribuojnë më pak në ngrohjen globale do të goditen më rëndë.
“Vendet më pak përgjegjëse për ndryshimet klimatike parashikohet të pësojnë një humbje të të ardhurave që është 60% më e madhe se vendet me të ardhura më të larta dhe 40% më e madhe se vendet me emetim më të lartë,” tha Anders Levermann, studiues pranë IPK-së.
Studiuesit parashikuan, për shembull, se ekonomitë e vendeve të industrializuara si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tkurren me afërsisht 11% deri në mesin e këtij shekulli, kurse Franca 13%, edhe nëse do të ndërmerren veprime të sukseshme për mbrojtjen e klimës.
Shkencëtarët e IPK-së analizuan për studimin e tyre të dhëna klimatike të mbledhura 40 vitet e fundit në më shumë se 1,600 rajone. Në analizën e tyre ata e përjashtuan koston e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si stuhitë dhe zjarret, të cilat gjithashtu janë intensifikuar prej ndryshimeve klimatike dhe të cilat do të rrisin ndjeshëm dëmet./DW/
Të tjera
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...
-
Breshëri shkakton kaos në Han të Elezit, thyhen xhamat e veturave
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit...
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...