Lajme

Bajrami: Skandal tjetër multimilionësh në ministrinë e Liburn Aliut – veç për korrupcion do të mbaheni mend

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 17 April 2024

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ende pa dhënë përgjegjësi askush për tenderët njëburimor, ka shpërthyer një skandal tjetër multimilionësh në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Ajo i është referuar një raportimi të një mediumi, sipas të cilit një sinjalizues i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me e-mail lidhur me disa kompani ambalazhuese të ujit dhe se i njëjti më pas ka përfunduar në Komision Disiplinor brenda ministrisë.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të reagojë, derisa ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për korrupsion.

-Advertisement-

“Ende pa dhënë përgjegjësi askush për mbi 210 milionë tendera sekret, shpërthen skandali tjetër multimilionësh në ministrinë e Liburn Aliut. Sinjalizuesi sipas Albanian Post i paska shkruar e-mail vet kryeministrit Kurti për të ia tërhequr vëmendjen për ”hajnitë në këtë ministri” por në vend të përgjigjes nga Kurti, i njëjti paska përfunduar në Komision Disiplinor brenda ministrisë. Sinjalizuesin edhe mund ta largoni nga puna, por këto fakte që sot i paska bë publike AP nuk mund të fshihen më asnjëherë. Prokuroria Speciale duhet sa më parë të reagoj. Ky është korrupcion dhe duhet të denohet si i tillë. Veç për korrupcion do të mbaheni mend”, ka shkruar Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera