Kica-Xhelili: “Kur dhu*uesi dënohet me 400 euro, e hajni me 2 vite burg, jeta e gruas bëhet më e lirë se një stoli e vjedhur”
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 16 April 2024
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili thotë se është “turpëruese dhe e vërtetë njëkohësisht” që “Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë”.
Ajo shkroi në Facebook se dhunuesit e vrasësit potencial po shfaqen në komente, ndërsa pyeti se a i merr në pyetje ata ndokush.
“Kur dhunuesi dënohet me 400 euro, e hajni me 2 vite burg, jeta e gruas bëhet aq. Më e lirë se një stoli e vjedhur. Asgjë e re. Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën”, ka shkruar Xhelili.
Postimi i saj i plotë:
Të bërtasim derisa të na pëlcasë shpirti – prap s’bëjmë gjë.
Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë. Kjo është fjalia më turpëruese dhe e vërtetë njëkohësisht.
Reagimet ‘simptomatike’ që i bëjmë sa herë ndodh EDHE një rast janë thuajse frymëzuese për dhunë shtesë – sepse ky është mesazhi që japim pavetëdijshëm. Se e përfunduam punën me kaq.
Komentet e përçudnuara i keni para vetes çdo ditë. Aty i keni dhunuesit dhe vrasësit potencial. A i merr ndokush në pyetje? Askush! Thirrjet për vrasje e urrejtje ndaj çdo gruaje me mendim të sajë, e “Zot mos e bjer” një gruaje që zgjedh të mos duroj dhunë emocionale e fizike, janë bërë përditshmëri.
Kur dhunuesi dënohet me 400 euro, e hajni me 2 vite burg, jeta e gruas bëhet aq. Më e lirë se një stoli e vjedhur. Asgjë e re.
Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën.
Prandaj as unë s’mund të shes më dramë duke treguar sa e tronditur jam. Nuk mund të tronditesh sistematikisht e as nuk mund ta relativizosh tronditjen me një “bërtimë” momenti kur je në rolin tim.
Nëse nuk zgjohem çdo ditë me një ide shtesë se si t’a përçaj tejpërtej frymëmarrjen e lirshme mizogjene në Kosovë, atëherë kot flas sot.
Fjalët tona as nuk i kthejnë në jetë e as ndalin vrasjen e Gjyljetave tona.
E derisa ta gjej rrugën për një copë ndryshim të vajzave dhe grave, as unë s’kam pse flas për tronditje. Deri në Rezolutën e radhës që mund ta refuzojnë sërish? Ndoshta. Nuk e di! Por një rrugë do ta gjejmë!
Deri këtu, kemi dështuar kolektivisht.
Të tjera
-
Dëshira e përbashkët lidh ngushtë “Ëndrrën Kineze” me “Ëndrrën Amerikanolatine”
Dëshira e përbashkët lidh ngushtë "Ëndrrën Kineze" me "Ëndrrën Amerikanolatin...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...