Azemi për intervistimin e Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale: Vendin e ka në burg e jo në institucione
Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 15 April 2024
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.
Për këtë, ka reaguar Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai ka thënë se të korruptuarit “e kanë vendin në burg, e jo në institucione”, teksa ka shkruar për Hajdarin.
“Para disa ditëve miku e kolegu i Albin Kurtit, njëherit ambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u intervistua për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kjo për dyshimet për aferën milionëshe me energjinë elektrike. Sot, është Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që është intervistuar për orë të tëra në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.
“Ajo gënjeu duke mohuar intervistimin, por Prokuroria e demantoi duke konfirmuar se ministrja u intervistua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale njoftoi gjithashtu se Hajdari u mbrojt në heshtje. Dhe është pikërisht kjo forma se si po vepron kjo qeveri në raport me keqpërdorimet dhe korrupsionin. Aferat po i dalin sheshit, e këta po heshtin. Por, kjo s’do të lejohet. Keqpërdoruesit e të korruptuarit vendin kanë në burg e jo në institucione”, ka shkruar Azemi në Facebook. /Gazeta Express
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...