Lajme

LDK demanton sërish Qeverinë: Në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova kishte rritjen më të madhe në rajon

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 11 April 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sërish kundër Qeverisë Kurti, pasi anëtarë të partisë në pushtet kanë thënë se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon.

“Nuk ka ditë që Qeveria nuk jep një lajm propagandistik”, fillon postimi në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook.

“Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon”, thuhet në postimin e LDK-së.

-Advertisement-

Postimit i është bashkangjitur edhe tabela e Bankës Botërore, që sipas LDK-së, aty jepet rritja ekonomike vjetore në shtetet e njëjta që pushteti i promovon.

“Siç e shihni, (me të gjelbërt) në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova ka patur rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Plot 9 herë nga 11 vite kemi qenë të parët në rajon. Pra, asgjë e pazakontë këtë vit! Mburrja e sivjetme është veçse zakonshmëri! Kosova shënon rritje më të lartë në përqindje sepse ka bazë të ulët ekonomike”, thuhet më tej në postim.

Sipas LDK-së, Kosovës i duhet rritje ekonomike 5 deri në 6% për të konsideruar zhvillim dallues me rajon.

“Me këtë trend, vendit tonë i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë! Nuk kemi zhvillim, sepse nuk ka investime! Pa investime nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda është e thatë! Ajo mashtron por nuk ofron! Kosova po mashtrohet! Faktet para propagandës gjithmonë”, përfundon postimi i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera