Lajme

Lajçak takohet me nënsekretarin e Polonisë, flasin për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 09 Prill 2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se e pati një takim të shkëlqyer me nënsekretarin e shtetit të Polonisë, Marek Prawda, në Varshavë.

Në platformën X, ai ka shkruar se ka biseduar me për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ai më dha një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në rajon dhe një përditësim mbi situatën në dialog”.

-Advertisement-

“Jam mirënjohës ndaj Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve tona”, ka shkruar Lajçak.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy