Lajme

Maqedonci pret në takim Komisioneren Parlamentare të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 05 April 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar.

Kështu bën të ditur në rrjetin e tyre në Facebook, ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për të cilin është emëruar Zeqiraj, do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj.

“Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak”, theksoi ndër tjerash ministri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera