Sport

Tragjedi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta 21-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 05 April 2024

Tragjedi për futbollin shqiptar teksa është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, Klajvert Çuni. 21-vjeçari që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit, prej 12 ditësh ishte koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë duke mos i mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë akademia e klubit të Shënkollit, nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shpreh gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Klajvert Çunit.

-Advertisement-

Postimi i klubit Shënkolli:

Kesaj radhe nuk ja dole te fitoje betejen me te rendesishme o Kapiten😭 .

Shume beteja ke fituar duke luftuar ne fushe si nje Kapiten i vertet , ishe Ai qe te donin , Shoket , trajneret , stafi por dhe te gjite ato qe te njohen nga afer!

Ku ti gjejme ne fjalet e ngushellimit per te shprehur mungesen tende dhe dhimbjen qe na shkaktove , jemi lutur me shpirt keto dite per ty , por si duket Zoti te desht prane Vetes 🙏 .

Do na Mungosh shume Klajvert Çuni .

Pushofsh ne Paqe Kampion 🫂

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy