Përmbysje e çmendur në shtesë, Cole Palmer “gjunjëzon” United
Autori: Gazeta inFokus
07:41 | 05 April 2024
Manchester United dhe Chelsea dhuruan spektakël në Stamford Bridge teksa 90-minutat prodhuan shtatë gola me vendasit që fituan me rezultatin 4-3.
Vendasit ishin autorë të një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat shtesë të ndeshjes, falë dy golave të Palmer, sulmuesi kishte shënuar edhe një tjetër në pjesën e parë.
Sa i takon sfidës, Chelsea kaloi i para në avantazh me anë të Gallagher që nuk fali brenda zone dhe ndëshkoi portierin Onana. Pas 15-minutash, Chelsea realizoi sërish, këtë herë me Cole Palmer që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, te United nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe rihapën ndeshjen me Garnachon në minutën e 34. Argjentinasi realizoi pas shfrytëzoi nga gafë të Caicedos dhe i vetëm përballë portierit Petrovic nuk gaboi.
Vrulli i United u duk se vendosi në presion vendasit që pas pesë minutash pësuan edhe golin e barazimit. Dalot harkoi në zonë dhe aty Bruno Fernandes realizoi me kokë.
Në barazim u mbyllën 45-minutat e para ndërsa në të dytën, të besuarit e trajnerit Erik ten Hag shënuan golin e përmbysjes, sërish me Garnachon në minutën e 67. Këtë herë anësori shfrytëzoi një asist perfekt të Antony duke realizuar me kokë.
Por, në limitet e ndeshjes, Chelsea fitoi një penallti dhe sërish Cole Palmer u shfaq para Onanës duke barazuar sfidën në 3-3. Shfaqja nuk kishte mbaruar me aq, pasi në aksionin pasardhës ish-lojtari i Manchester Cityt, realizoi edhe golin e katërt duke i dhuruar një fitore të madhe Chelseat. Pas kësaj ndeshje, united mbetet me 48 pikë në vend të gjashtë ndërsa Chelsea mban vendin e 10 me 43 pikë.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...


































