Lajme

Jabllanoviq thirrje serbëve Bojkotojeni regjistrimin e popullsisë, mos jepni asnjë të dhënë

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 05 April 2024

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq i ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës.

Ai tutje ka bërë thirrje qe mos të ju japin asnjë te dhënë ekipeve, të shmangin dhe të injorojnë plotësisht të gjitha veprimet qe lidhen me regjistrimin e popullsisë.

Jabllanoviq ka thënë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit Albin Kurti për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.

-Advertisement-

“Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.” – ka shkruar Jabllanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera