Lajme

“Na ka su*muar mbi 1 orë, jam shtatzënë, kisha frikë për foshnjën” – Flet gazetarja që u su*mua nga dy qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 04 April 2024

Dje gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, kishin dalë për të realizuar një storie për autolarjet në rrugën “C”, por që u përballën me më të keqen.

Një sulm brutal fizik ndaj tyre, i kryer nga një grua dhe e ndihmuar nga një burrë që në atë moment shoqërohej me të.

Gjersa gazetaret, Lindita Berisha, Fjolla Hyseni dhe kameramani Përparim Tufa, po prisnin brenda një taksie për ta kryer pagesën, çifti i dyshuar ndodheshin në një veturë prapa tyre.

-Advertisement-

Të tejfrustruar pse taksisti ka bllokuar për ca sekonda rrugën, gruaja e dyshuar, siç përshkruan rastin gazetarja, është afruar afër veturës taksi dhe ka hapur me forcë derën e pasagjerëve prapa. Në atë moment, vozitësi i taksisë ka reaguar duke hapur dritaren.

Kaq ka mjaftuar që gruaja bashkë me burrin që ishte me të, të suleshin në një sulm brutal ndaj vozitësit të taksisë, pa paralajmërim, siç ka përshkruar gazetarja, duke e goditur dhe duke tentuar ta nxjerrin atë nga makina.

Pas këtij sulmi brutal dhe të pa pranueshëm ka folur para mediave edhe gazetarja, Lindita Berisha, ku tha se ato u sulmuan për më shumë se një orë dhe se frikën e ksihte tek foshnja pasi ishte edhe shtatëzën.

“Me tha ti thej dhëmbët. Na kanë sulmuar mbi 1 orë, frika ime më e madhe ishte se jam shtatzënë dhe se çfarë po ndodh me foshnjën”, tha ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera