Sport

Kosova në pozitë të njëjtë në renditjen e re, Shqipëria bie dy pozita

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 04 April 2024

Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur në renditjen më të re të FIFA-s. Dardanët renditen në pozitën e 102-të në ranglistën e publikuar të enjten nga Shtëpia Botërore e Futbollit, me 1205 pikë.

Kosova muajin e kaluar luajti dy ndeshje miqësore; fitoi ndaj Armenisë (1:0), derisa pësoi humbje nga Hungaria (2:0).

Ndërkohë, Shqipëria ka humbur dy pozita nga renditja paraprake, pasi tashmë zë pozitën e 66-të me 1375 pikë. Kjo rënie e kuqezinjve vjen si pasojë e dy humbjeve në miqësoret kundër Suedisë (1:0) dhe Kilit (3:0).

-Advertisement-

E ranglistën e FIFA-s vazhdon ta kryesojë Argjentina, e ndjekur nga Franca, derisa Belgjika është ngritur në vendin e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera