Kurti në Mitrovicën e Veriut: Serbia insiston të çojë dinarë cash – ne duam të ndalim financimin e terr*rizmit
Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 03 Prill 2024
Kryeministri Albin Kurti, në një deklarim për mediat në Veri ku sot ishte për vizitë, ka folur për çështjen e dinarit.
Ai atje tha se problemi qëndron te Serbia, e cila ka synim që paratë t’i dërgojë në cash për të paguar edhe “njerëz që nuk duhet”, duke aluduar për financimin e grupeve terroriste.
“Së pari duhet të them se ne nuk kemi qenë as nuk jemi kundër dinarit, ajo është valutë zyrtare e fqinjit tonë, Serbisë. Serbia mund t’i çojë serbëve në Kosovë ndihmë financiare, por në Kosovë e vetmja valutë për pagesa është euro në përputhje me nenin 11 të Kushtetutës sonë. Vendimin për rregullativën e re e ka marrë BQK më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Beogradi e ka ditur shumë mirë se çka po zhvillohet këtu, atë se banka komerciale e cila ka mbetur pa bankën mëmë …i kanë pasur tre opsione, unë këtë e kam mësuar më vonë sepse ky nuk është resor imi. BQK s’është pjesë e Ministrisë së Financave, por institucion i pavarur i shtetit tonë. Ata kanë pasë tre opsione dhe kanë vendosur për vetëlikuidim. E tash Beogradi insiston në dinarë dhe cash sepse emiton dinarin, insiston për cash sepse s’ka më Bankë Komerciale në Kosovë” ka shtuar Kurti.
“Do të thotë ata janë të varur nga cash-i sepse i paguajnë disa njerëz që nuk duhet t’i paguajnë. Unë s’kam asgjë që mjekët, profesorët, mësimdhënësit të marrin mjete, por duket se brenga kryesore e Beogradit është se disa njerëz, që s’janë as mjekë as mësimdhënës, nuk mund të marrin cash më si më parë. Ne duam sistem transparent, legalizim të të gjitha transaksioneve financiare të atyre që janë legale dhe s’ka më cash. Ne duam që ekonomia në Kosovë të shndërrohet në ekonomi pa cash dhe tani ATK, sipas ligjit të saj, duhet t’ua japë pagat të gjithë qytetarëve në sektorin publik nëpërmjet bankës. Nuk po themi që serbët në Kosovë të marrin dardanë, valutë e Kosovës, por euro sepse këtë e kemi që nga 1 janari 2002. Më herët e kemi pasur markën gjermane tash e kemi euron. Le të vijë paraja edhe në dinarë, por këtu si mjet pagese duhet të jetë euro”.
Duke marrë shembull ngritjen e këmbimoreve në anën tjetër të kufirit nga Beogradi, Kurti tha se “kur ke vullnet gjenden mundësitë”.
“Por, Beogradi e ka zgjedhur mundësinë më të keqe prapë cash e ju e dini se ne kemi konfiskuar më shumë se pesë milionë armë dhe municion të grupit terrorist kriminal të Milan Radojiciqit. E tash ku i morën ata ato para. Ne duam ta ndalim kontrabandën dhe çfarëdo financimi ilegal sepse kur e financon terrorizmin edhe ti je terrorist, sepse terroristët s’mundën pa ato financa. Ne jemi bërë pengesë e Beogradit jo pse ne angazhohemi për euro, sepse mund të kesh edhe kursime në dinarë në banka komerciale, por për atë se ata duan që të funksionojnë vetëm me cash”.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...

































