-Advertisement-
Bisedë telefonike Osmani – O’Brien, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe Marrëveshjen e Brukselit - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Bisedë telefonike Osmani – O’Brien, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe Marrëveshjen e Brukselit

19:05 | 01 April 2024 Autori: Infokusi

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka njoftuar se këtë të hënë pati një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar telefonatën si produktive teksa njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Nga: Infokusi
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

më shumë lajme