Lajme

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 29 March 2024

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën e ardhshme nëse ata dëshirojnë.

Haxhiu tha qeveria është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse këtë e do opozita, por shtoi se dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë Sipas saj kudo që opozita është gati për shpërbërje të Kuvendit kjo mund të ndodhë.“Këta po thonë po duam zgjedhje, por në fakt nuk është ajo çka duan… Për neve në të dielën e ardhshme me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që dëshiron opozita mundemi të shkojmë në zgjedhje. Me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit”, tha Haxhiu në RTK.

Gjatë ditëve të fundit, pozitë e opozitë kanë folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

-Advertisement-

Kjo pasi oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

Kreu i ekzekutivit kosovar garantoi se do t’ia sigurojë opozitës dy të tretat (2/3) e votave të nevojshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ofertës së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme nuk i janë përgjigjur njësoj partitë opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është përgjigjur duke e ftuar Kurtin të shkojnë në zgjedhje menjëherë. Ai madje, ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës 9 qershorin si datë të zgjedhjeve të reja.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përjashtuar mundësinë që kjo parti të mbështes ndonjë mocion për shpërndarje të Kuvendit. Sipas tij, Kurti është dorëzuar, andaj duhet që të jap dorëheqje.

Ndërsa nga AAK kanë prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një deklarimi për media të enjten tha se fillimisht duhet të definohet mënyra si të shkohet në zgjedhje, e pastaj të caktohet data. Kreu i AAK-së tha se kjo parti ka paraqitur mocion për rrëzimin e Kurtit dhe nëse shkohet drejt shpërndarjes së Kuvendit, kjo është agjendë e Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera