Rrëfimi prekës/ Depresioni i Richarlison: Desh u dorëzova! Ky person më shpëtoi jetën
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 28 March 2024
Fjalët janë prekëse dhe aq më shumë lotët që nuk i ndal. Rrëfim jashtë së zakonshmes i Richarlison, 26-vjeçarit të Tottenhamit. Qendërsulmuesi i Brazilit rrëfen për depresionin që ishte duke e shkatërruar krejtësisht vitin e kaluar, menjëherë pas Botërorit.
“Nuk them se doja të vetëvritesha, por kërkoja në mendjen time vetëm imazhe vdekjeje! Psikologia më shpëtoi jetën“, zbulon 26-vjeçari në një intervistë prekëse për ESPN Brasil.
Në të cilën tregon betejën e tij me depresionin dhe ku me lot në sy kujton se të jesh i fortë do të thotë edhe të kërkosh ndihmë.
“Nëse jeni në vështirësi, nëse mendoni se keni nevojë për një psikolog, kërkojeni një“, thotë Richarlison, i cili flet më tepër për depresionin.
Periudha ishte menjëherë pas Botërorit Katar 2022, ku sulmuesi me numrin 9 të Selecaos kishte luajtur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e Brazilit.
Duke shënuar dhe 3 gola (dygolësh ndaj Serbisë) dhe duke e mbyllur si kryegolashënues i skuadrës Selaçao. Pasi u kthye në Londër, Rocharlison u fut sërish në realitetin e Tottenhamit. Që drejtohej atë kohë nga Antonio Conte.
Braziliani ishte blerë në verën e vitit 2022 për 70 milionë euro, por nuk po arrinte të integrohej. Edhe pse problemet e tij me depresionin nuk kishin të bënin vetëm me fushën, siç rrëfen vetë futbollisti.“Isha gati të dorëzohesha, shkoja në stërvitje duke menduar vetëm se kur do të kthehesha në shtëpi, të kthehesha në dhomën time, pasi nuk e dija se çfarë po ndodhte në mendjen time“, tregon me lot në sy duke shtuar:
“Shkova madje dhe te babai im, i cili ndjek ëndrrën e futbollit bashkë me mua. I thashë që doja ta lija futbollin… Po, ta lija, edhe pse ishte një lloj kulmi i karrierës, menjëherë pas Kupës së Botës.
Ajo që ndodhi pas Katarit, kur u ktheva në shtëpi dhe zbulova gjëra për njerëz që kishin jetuar me mua për 7 vjet…. ”
Richarilson nuk e ka sqaruar problemin personal, ndërkohë që për sa i përket gjendjes së tij në atë kohë shprehet:
“Kisha arritur aty ku s’mban më. Nuk them se po mendoja të vrisja veten, por isha në depresion dhe doja të shija vetëm imazhe vdekjeje. Tani mund ta them, terapistja më shpëtoi.
Më para kisha paragjykime, isha i bindur se isha i çmendur dhe ajo që po provonte psikologu s’kishte kuptim.
Në familjen time ka njerëz që mendojnë se je i çmendur nëse shkon te psikologu, por për mua ishte zbulimi më i mirë i jetës.
Për këtë arsye them se nëse keni nevojë për një psikolog, kërkojeni pasi është fantastike të hapesh. Dhe të flasësh me dikë që mund t’ju ndihmojë.
Pak më parë një psikolog më falënderoi që përcolla problemin e shëndetit mendor në futboll, që doja të flisja, pasi është e rëndësishme. Dhe ju pëlqen apo jo, ndihmon për të shpëtuar jetë njerëzish“.
Richarlison, mes lotësh pati kurajon të flasë, në një intervistë që ndoshta vlen po aq sa gjithë golat që ka shënuar e madje dhe më tepër.
Të tjera
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...