Berisha thotë se Bedri Hamza është i preferuari edhe i ndërkombëtarëve për kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 28 March 2024
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka komentuar zyrtarizimin të Bedri Hamzës si kandidatë për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha ka thënë se me zgjedhjen e Hamzës për këtë pozitë, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka treguar se është lider që prodhon kandidat për kryeministër.
Ai ka thënë se Krasniqi nuk i ka koncentruar të gjitha elementet e pushtetit në dorën e tij.
“PDK-ja vendosi që të krijoj mekanizmat e strukturës së partisë, e ka strukturën politikëbërëse të partisë, atë të implementimit të këtyre politikave. Si kryesi e partisë nuk do të thotë me automatizëm të jetë edhe kandidat për kryeministër. Memli Krasniqin e shoh si një lider të përmasave të mëdha, një lider që ka demonstruar çka do të thotë lider partie,e çka për të qeverisë. Një lider partie si, Memli Krasniqi me vizion të qartë që arriti të prodhoj kandidat për kryeministër e jo me i koncentru të gjitha elementet e pushtetit në dorën e vet. Memli Krasniqi po profilizohet si një lloj Ali Ahmeti”, është shprehur ai në Tëvë 1.
Berisha po ashtu ka thënë se Hamza është i preferuar për kryeministër edhe nga përtnerët ndërkombëtar.
“Është i preferuari i gjithë partnerëve ndërkombëtarë që e duan integrimin Kosovën për të qenë në BE, NATO dhe në miqësi me ShBA-në. Është i preferuari edhe i këtyre strukturave. Tjetër që ata se dhunojnë demokracinë dhe s’dalin me thënë o burra shpëtoni vendin e juaj se atë duhet ta bëjmë ne”, ka thënë Berisha.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi të mërkurën në një konferncë për media ka zyrtarizuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardshme.
Të tjera
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...