Kryetari në detyrë i Himarës jep dorëheqje nga paraburgimi
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 27 March 2024
Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dha dorëheqje nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej të shtunës së 23 marsit.
Ai u arrestua nën dyshimet se përmes dokumenteve të falsifikuar ka lejuar regjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet. Këto pasuri, pas transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, i cili ka edhe statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.
Artan Gaçi është bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Letra e dorëheqjes së Jorgo Goros i drejtohet Këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet të premten, më 29 mars, për të vendosur se kush do të marrë drejtimin e kësaj bashkie.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës më 14 maj të vitit 2023, Fredi Beleri, nuk e mori detyrën pasi u arrestua një ditë para zgjedhjeve nën akuzën e “blerjes së votave”. Në këto kushte, Jorgo Goro edhe pse humbi përballë rivalit të tij, qëndroi në detyrë, deri ditën e mërkurë, kur dha dorëheqje për shkak të arrestimit.
Në letrën e dorëheqjes, Goro shkroi se e konsideron absurde akuzën për “shpërdorim detyre” dhe se do të vijojë betejën e tij ligjore. Ai tha se Himara nuk duhej kthyer në mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë, referuar debateve në distancë mes dy vendeve për çështjen “Beleri”, të cilën Athina e ka çuar deri në Bruksel në institucionet evropiane.
“Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë, me legjitimitet të cunguar formal dhe moral. Rezultati tepër i ngushtë, me 19 vota diferencë, nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”, tha Goro.
Pas 12 vjetëshe 10 muajsh në drejtimin e bashkisë së Himarës, Gogo tha se do të donte që largimi i tij të ishte ndryshe, dhe jo me një letër nga qelia e paraburgimit, por “nuk e kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqijat që na gjejnë”.
Në qeli, tashmë i dënuar me dy vjet burgim ndodhet edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.
Sipas ligjit për qeverisjen vendore me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, drejtimin e merr zëvendëskryetari. Nëse ka më shumë se një nënkryetar, siç është rasti i Himarës, duhet të vendosë Këshillit Bashkiak kush do të kryejë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ka qenë pikërisht Beleri që ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kreun e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Jorgo Goro “në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin”.
“Pa bërë asnjë verifikim, në bashkëpunim me drejtorin e bashkisë, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke regjistruar një sipërfaqe prej 5.512 metrash katrorë tokë bujqësore në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat”, tha SPAK-u.
Prona është sekuestruar nga Gjykata e Posaçme. Investimi i kryer nga Artan Gaçi ka qenë objekt debatesh politike në Parlamentin e Shqipërisë.
Fakti që ai përfitoi statusin e investitorit strategjik, bëri që opozita të kërkonte dorëheqjen e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme. Shumica socialiste nuk e pranoi kërkesën, ndërsa çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, ku ndodhet prej një viti. /REL
Të tjera
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...